17 shenja që tregojnë se lidhja juaj është drejt fundit

Life style

17 shenja që tregojnë se lidhja juaj është drejt fundit

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Ka shumë faktorë që kërcënojnë një lidhje, por disa janë thjesht më problematike se të tjerat. Cilat janë ato?

1. Mungesë e theksuar e iluzioneve pozitive

Nuk keni më qasje pozitive ndaj njëri-tjetrit dhe refuzoni të shihni gjërat e mira.

2. Mungesë dëshire për t'u përfshirë në lidhje

Pasiguria për ndërtimin e një të ardhmeje bashkë është një tjetër shenjë kërcënuese për lidhjen.

3. Mungesa e dashurisë

Ju nuk tregoni më përkujdesje apo shqetësim ndaj njëri-tjetrit dhe mirëqënies së partnerit.

4. Ndjenjë varësia në nivele shumë të ulta

Nuk e ndjeni kurrë nevojën e tij/saj

5. Dyshime të shtuara

Nuk e dini nëse doni ta vazhdoni këtë lidhje apo jo.

6. Mungesë besimi

Dyshimi nëse mund të mbështetesh tek partneri apo të besosh tek ai është shqetësues.

7. Mbyllja në vete

Në të shumtën e kohës ju nuk ndani mendimet dhe ndjenjat me partnerin tuaj.

8. Afërsi e pakët

Ju mungon ndjesia e lidhjes, afrimit dhe bashkimit.

9. Keni partnerë alternativë gati

Ti beson që mund ta zëvendësosh shumë shpejt partnerin nëse lidhja mbaron.

10. Investim i pakët në lidhje

Ju nuk shpenzoni për ta as kohë, energji, përpjekje, para, etj.

11. Pakënaqësi në lidhje

Nuk jeni të lumtur për mënyrën sesi gjërat po shkojnë në lidhjen tuaj.

12. Cilësia e lidhjes suaj është në nivele të ulëta

Ndjeni se kjo marrëdhënie ka më shumë gjëra negative sesa pozitive.

13. Konfliktet e shpeshta

Argumentet intensive dhe të shpeshta janë një tjetër shenjë që shpreh frikë, inat dhe pasiguri.

14. Shmangia

Një tjetër teknikë që përdoret si mekanizëm për t'u mbrojtur nga frika e afrimit të shumtë apo frika nga kontrolli.

15. Besimi tek fati

Të fiksohesh tek ideja që nuk jeni bërë për njëri-tjetrin, jeni thuajse të ndarë.

16. S'keni asnjë lloj emocioni gjatë bisedave të përditshme

Mungesa e interesit dhe neglizhenca është thuajse ~vdekje~ e lidhjes.

17. Tradhtia

Të kryesh marrëdhënie seksuale me dikë jashtë lidhjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat