Doni të dukeni si një aktore Hollivud-i, këto janë 9 sekretet e bukurisë që yjet aplikojnë në përditshmëri

Life style

Doni të dukeni si një aktore Hollivud-i, këto janë 9 sekretet e bukurisë që yjet aplikojnë në përditshmëri

Më: 6 maj 2023 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Secila prej nesh përdor teknika të caktuara sa i përket grimit dhe kujdesit për veten. Ato janë të ndryshme dhe shumë të personalizuara sipas tipareve, llojit të lëkurës dhe flokëve tanë. A e dini se famshmet e Hollivud-it dhe industrisë botërore të muzikës kanë truqet e tyre? Disa prej tyre mund t’i integroni edhe në rutinën e përditshme, pasi janë vërtet shumë interesante.

Kate Winslet përshtat fondotinën me ciklin menstrual

Kate dëshiron që gjithmonë të duket e thjeshtë dhe elegante, ndaj preferon që grimi i saj të jetë sa minimal. Megjithatë, ajo nuk bën dot pa fondotinën. Kate tregoi se përdor nuanca të ndryshme në varësi të fazës së ciklit të saj menstrual. “Në fillim të ciklit, lëkura ime është më e njëtrajtshme ndaj përdor një nën-ton të hapur. Në mes të ciklit lëkura fillon të skuqet, kështu që përziej nuanca të ndryshme,”-shpjegoi ajo.

Blake Lively i kushton vëmendje të veçantë ndriçimit

Është e pamundur të shohësh Blake me një grim jo të kuruar, sepse aktorja i kushton vëmendje të veçantë ndriçimit. Blake e aplikon grimin në një zone të shtëpisë e cila ka dritë natyrale. Vetëm në këtë mënyrë, ajo mund të jetë e sigurt se duket e përsosur.

Ashley Graham stilon vetullat duke përdorur një produkt flokësh

Gjetja e një produkti të mirë për stilimin e vetullave mund të jetë e vështirë. Ashley tregon se i rregullon ato vetëm me një xhel flokësh të zakonshëm. Sipas modeles, ky produkt është shumë më efektiv dhe me kosto më të ulët se produktet tradicionale të vetullave.

Selena Gomez i lyen qerpikët me piskatore.

Trendi i përdorimit të një piskatoreje për të aplikuar rimelin, po bën namin në platformën “TikTok”.  Selena është një ndër vajzat që i ka influencuar të gjithë arrijnë efektin “merimangë”. Pasi lyen sytë me aplikatorin e zakonshëm, ajo merr piskatoren dhe bashkon disa qerpikë së bashku që të krijojë një pamje më estetike dhe qerpikët të bien më shumë në sy.

Adriana Lima bën vetë maskat e flokëve me avokado

Në mënyrë që të kujdeset për flokët, "ëngjëlli" i Victoria's Secret, Adriana Lima, përdor një maskë flokësh me avokado. Modelja përzien tulin e frutit me produktet e flokëve dhe pastën e krijuar e aplikon në flokë.

Halle Berry vendos buzëkuqin dhe më pas e fshin

Kur Halle dëshiron t'u japë buzëve një skuqje natyrale, ajo vendos buzëkuq të kuq, më pas e fshin atë dhe vendos menjëherë një shkëlqyes të tejdukshëm ose rozë të hapur.

Eva Mendes i shton hidratantit disa pika “bronzer”

Për ta bërë lëkurën e saj të duket sikur shkëlqen në mënyrë natyrale, Eva shton disa pika bronzi në kremin e saj hidratues dhe e aplikon përzierjen në fytyrë.

Salma Hayek hidraton buzët me krem ​​për sytë

Përpara se të aplikojë grimin, aktorja masazhon buzët me kremin që përdor për sytë. Ajo tregon se ky truk e ndihmon me zbehjen e rrudhave në zonën sipër buzës dhe jep shumë hidratim. Pas këtij hapi, ajo vendos gjithmonë një laps buzësh në ngjyrë rozë të hapur.

Amanda Seyfried fle me ngjitës në fytyrë

Në një intervistë, aktorja pranoi se nuk është adhuruese e procedurave kozmetike. Në vend të kësaj, Amanda përdor shirita ngjitës në formë trekëndëshi për të parandaluar krijimin e rrudhave në zonën e ballit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat