Si ta njohim xhelozinë? Katër shenja mund ta tregojnë këtë

Life style

Si ta njohim xhelozinë? Katër shenja mund ta tregojnë këtë

Më: 9 maj 2023 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Të lumtur janë ata që janë të rrethuar nga njerëz të ndershëm, me qëllime të mira, të cilët merren me punët e tyre dhe nuk janë të interesuar për atë që bëjnë të tjerët dhe si jetojnë. Shenjat që tregojnë se dikush është xheloz:

Gjithmonë vë në pah gabimet tuaja

Ai gjithmonë përpiqet t’u tregojë të gjithëve gabimet që keni bërë. Dështimet tuaja e lejojnë atë të ndiejë iluzionin e epërsisë ndaj jush.

Ai po ju jep qëllimisht këshilla të këqija

Ky person është në gjendje t’ju japë qëllimisht këshilla të këqija në mënyrë që të mos arrini atë që doni. Qëllimi i tij është t’ju bëjë të gaboni, kështu që nëse ai ka mundësinë t’ju çojë në rrugë të gabuar, ai me siguri do ta shfrytëzojë mundësinë.

Ai shtiret si miku juaj

Ai shtiret si miku juaj, por pas shpine flet keq për ju, ju fyen, u tregon të tjerëve për gabimet që bëni ose problemet që keni. Duket se ai kënaqet kur je i mërzitur për diçka, dhe shqetësohet kur gjërat po ju shkojnë mirë.

Ai thekson arritjet e tij

Kur jeni në të njëjtën shoqëri, ai përpiqet në çdo mënyrë të tërheqë vëmendjen tek vetja, duke folur për arritjet e tij. Kjo është më e dukshme nëse njerëzit flasin për ju, atëherë ata përpiqen të kontrollojnë bisedën dhe në çdo mënyrë ta kthejnë vëmendjen mbi veten e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat