Kur fëmija ecën në gjumë

Life style

Kur fëmija ecën në gjumë

Më: 26 maj 2023 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Ecja në gjumë është një çrregullim që ndodh zakonisht tek fëmijët, por çfarë e shkakton këtë sjellje dhe a ka një mënyrë për ta trajtuar?

Çfarë është ecja në gjumë?

Ecja në gjumë është një levizje e pavullneteshme që ndodh në një fazë gjumi. Ky çrregullim quhet ndryshe dhe Somnambulizëm dhe bën pjesë në çrregullimet e gjumit.

Çfarë e  shkakton ecjen në gjumë?

Fëmijët e të gjitha moshave mund të ecin në gjumë, nga shkaqe që ende nuk janë plotësisht të qarta. Mund të ndodhë për shkak të zhvillimit të sistemit imunitar apo të atij nervor .Është vleresuar se të paktën 10% e fëmijëve kanë ecur në gjumë  të paktën një herë nga mosha 3 deri në 10 vjeç. Nga këta, të paktën ¼ do të vazhdojnë ta bëjnë gjatë periudhës së adoleshencës. Janë të shumta problemet që mund të shkaktojnë ecjen në gjumë por mendohet që probleme si çrregullimi i frymëmarrjes në gjumë e rrit mundësinë që fëmija të ecë në gjumë.

Si ta trajtoni ecjen në gjumë në mënyrë efikase?

Shumica e episodeve të ecjes në gjumë mbarojnë në pak minuta, prandaj mund të mos kenë nevojë për trajtim. Por ndodh që fëmijët mund të fusin veten në situata të rrëzikshme pa vetëdije, prandaj është e rëndësishme që të mundoheni t’i mbani fëmijët të sigurt, duke I monitoruar.

Shpesh prinërit pyesin nëse është i rrezikshëm zgjimi i fëmijës që ecën në gjumë dhe përgjigja është jo. Por në përgjithësi mirë është të drejtoni fëmijën përsëri në shtrat pa e zgjuar plotësisht atë.

Fëmijët që zgjohen gjatë kësaj faze mund të duken konfuzë dhe të kenë vështirësi të flenë sërish. Por nuk ka asnjë dëm fizik apo psikologjik nëse i zgjoni fëmijët që ecin në gjumë, ndaj mos u shqetësoni.

Nëse ecja në gjumë përsëritet shpesh apo bëhet e rrezikshme mund të jetë e nevojshme terapia e cila mund të ndihmojë në uljen e numrit të episodeve të ecjes në gjumë. Disa fëmijë mund të kenë nevojë edhe për alarme që vendosen në krevat, të cilët mund t‘ju sinjalizojnë nëse ai lëviz prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat