Sjellja në dhomën e gjumit – pozicionet që i bëjnë partnerët të mos ndihen komodë

Life style

Sjellja në dhomën e gjumit – pozicionet që i bëjnë partnerët të mos ndihen komodë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Ndjesia e komoditetit, sipas një studimi, luan një rol të madh në marrëdhëniet intime. Por, çfarë i bën çiftet të ndihen jokomodë dhe të shqetësuar në dhomën e gjumit?

Sipas një studimi nga Superdrug Online Doctor, të ndihesh i pasigurt dhe të kesh emocione për të provuar pozicione të reja seksuale, është normale.

Në anketë janë pyetur 1.000 evropianë dhe amerikanë se si ndiheshin për seksin, ndërsa shqetësimi, i shkaktuar nga eksperimentet me pozicionet e reja, luan një rol të madh.

Dhe cili është pozicioni më i frikshëm i seksit për t’u provuar? Përafërsisht, 56.8 për qind e femrave dhe 42.7 për qind e meshkujve, thanë se ideja e përpjekjes për të bërë pozitën 69 duke qëndruar në këmbë, i trembte.

Logjikisht, kjo do të kishte kuptim. Skenari do të kërkonte që partneri ta mbajë peshën trupore të partneres derisa i bëjnë njëri-tjetrit seks oral – jo një detyrë e lehtë, mund të imagjinohet.

Sipas të dhënave, 54.5 për qind e femrave janë jashtëzakonisht të shqetësuara me idenë e seksit anal. Është interesante se 30.5 për qind e meshkujve ndjehen saktësisht në të njëjtën mënyrë.
Marrëdhëniet e tjera në dhomën e gjumit që na bëjnë të ndihemi jo këndshëm, përfshijnë seksin në këmbë – me 16.9 për qind të femrave të shqetësuara për këtë.

Pozicioni interesant i ‘karrocës së gjunjëve’ bëri që 24.8 për qind e femrave dhe 16 për qind e meshkujve të ndiheshin të shqetësuar.

Është e rëndësishme që eksperimentimi me pozicione të reja seksuale në një lidhje, duhet të jetë argëtues. Nuk duhet t’ju sjellë skuqje, pakëndshmëri ose shqetësim – dhe nëse ndodh, është më mirë të mos e shtyni veten për ta provuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat