Njollat që lënë produktet e makeup-it në rroba janë një problem i zakonshëm për shumicën duke shkaktuar shqetësime në jetën e përditshme.
Të gjitha jemi të emocionuara kur veshim rrobat tona të preferuara, por shfaqim një zhgënjim kur shohim se ato janë njollosur nga produktet e grimit.
Ndërsa këto produkte ofrojnë rezultate të mahnitshme për pamjen e jashtme, ato mund të jenë të vështira për t’u hequr nga rrobat, duke lënë pas njolla të dukshme që shpesh janë të vështira për t’u pastruar
Por si mund të largojmë këto njolla edhe kur e shohim se futja e rrobave në makinën larëse nuk ka funksionuar?
Fatmirësisht një influencere ka ndarë një truk që mund t’ju kryejë punë.
Ajo rekomandon të përdorni krem rroje dhe ta vendosni ato tek njollat e makeupit. Pasi ta keni vendosur tek njollat, thjesht largojeni kremin nga rrobat dhe do të shihni një rezultat si me magji.