Ja pse njerëzit me sy të kaltër janë vërtetë me fat

Life style

Ja pse njerëzit me sy të kaltër janë vërtetë me fat

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 21:57
Ilustrim

Nëse ke sy të kaltër, konsideroje veten me fat. Sytë blu janë shumë të pazakontë dhe kjo nuk ka asnjë diskutim, por për të gjithë syblutë, ka lajme të mira.

Pse duhet ta ndiejnë veten me fat? Për shumë arsye.

1. Sytë blu janë gjithmonë shumë të këndshëm për t’i parë. Edhe sepse janë të rrallë në mes të njerëzve me ngjyra më të zakonshme.

2. Në të gjithë botën, janë vetëm 8 për qind e njerëzve me sy blu. Për të treguar se sa unikë jeni, mbajeni edhe këtë si fakt interesant.

3. Në të gjithë rruzillin tokësor, me rreth 7 miliardë njerëz, me një matematikë të thjeshtë, njerëzit që kanë sy blu janë rreth 56 milionë.

4. Shumë njerëz, gabimisht besojnë se ngjyra e tyre e syve si blu dhe jeshile është në iris – por e vërteta nuk është kështu. Ngjyra unike e syve të tyre është rezultat i drejtpërdrejtë i shpërndarjes së dritës në të gjithë bazën e melaninës, e cila përcaktohet nga gjenetika.

5. Studimet e reja, të publikuara në vitin 2008, në “American Journal of Human Genetics” i kanë hedhur poshtë të gjitha besimet për ngjyrën e syve. Në këto studime janë zbuluar se më shumë se 16 gjene mund të influencojnë ngjyrën e irisit.

6. Shkëncëtarët mendojnë se 6 deri në 10 milion vjetë më parë, një mutacion gjenetik është bërë shkak në krijimin e ngjyrës blu të syve që kanë njerëzit sot.

7. Shumë njerëz janë kureshtarë të dinë nëse ngjyra e tyre e syve mund të ndryshojë. Përgjigjja është – absolutisht! Njerëzit me sy blu, jeshil ose edhe kafë mund të ndryshojnë ngjyrë kohë pas kohe. 

Shkaqet mund të përfshijnë:

Drita

Gjendja shpirtërore

Shëndeti/arsye mjekësore

Mitet rreth syve blu

Sytë blu janë vërtet të rrallë dhe kjo është e padiskutueshme. Nisur nga ky shkak, ekzistojnë shumë mite për njerëzit me sy blu. Ka surpriza!

Njerëzit me sy blu janë më atraktivë.

Kanë fuqi supernatyrale.

Kanë marrëdhënie më intensive me femrat.

Janë më të mirë në shtrat.

Kanë një stil jetese më të shëndetshëm.

Janë më të lidhur me tokën dhe e duan më shumë atë.

Jetojnë më gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat