Një vajzë 20 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është e varur nga seksi dhe se që nga mosha 14 vjet, e njëherë ka mbetur shtatzënë dhe ka abortuar, përcjell Bota sot.
Ky është rrëfimi i saj:
Kudo që dal në mbrëmje, unë i shkruaj ndonjë djali për të kaluar natën me të, pasi nuk mund të mos bëj seks.
Është si lojë për mua por unë po bëhem e varur nga seksi. Nëse është kështu, a është normale për moshën time?
Jam 20 vjet dhe mendoj se kam bërë seks me rreth 50 djem.
Herën e parë isha 14 vjet por tani më duket sikur e kam vëmendjen.
E premtja e kaluar ishte tipike. Unë njoha disa vajza në autobus por rrugës u shkrova mesazh tre djemve që kisha bërë seks me ta, për t’ju treguar se ku isha.
Pata fat me djalin e tretë. Ai tha se do të takohemi për një kohë të shkurtër.
Ai më mori siç premtoi dhe më dërgoi në apartamentin e tij. Ai është 23 vjet dhe një djalë i pashëm.
Ne pimë dhe seksi nuk ishte më i miri, por unë u ndjeva e dashur me duart e një mashkulli përreth meje.
Unë qëndrova atë natë dhe ne bëmë seks edhe në mëngjes.
Ishte shumë mirë po e dija se ai nuk më sheh mua si të dashur.
Kam frikë se ku po më qon kjo, pasi kam pasur dhe abort kohëve të fundit.
Unë madje as nuk e dija se isha shtatzënë, derisa shkova në spital dhe ata më treguan se çfarë po ndodhë.
Ishte shokuese për mua dhe tani kam filluar të përdor mbrojtës, por kjo nuk e ka bërë të ndryshojë sjelljen time.
E di se kush ka qenë babai i fëmijës por e kam menduar se sikur t’i tregoja atij, nuk do t’i interesonte edhe pse ai do të duhej ta dinte.
Ndihem fajtore sa herë që e shoh atë.
Përgjigja e psikologes:
Ti e ke identifikuar problemin tënd.
Ti je duke vuajtur nga një formë e varësisë seksuale dhe është problem, në qoftë se i thua vetes se është vetëm lojë.
Përdorimi i mbrojtësve është një mundësi e mirë që t’i shpëtosh rrezikut së mbetjes shtatzënë dhe infeksioneve seksuale, por plagët emocionale janë serioze.
Nevoja juaj është që të ndiheni e vogël dhe e vlerësuar, por ju ende nuk e keni arritur.
Ju thjesht bëni seks pa dashuri.
Pyete veten pse dëshiron aq shumë vëmendje dhe pse e ngatërron atë me dashurinë e vërtetë.
Ndoshta jeni rritur në një shtëpi pa dashuri? Apo ndoshta si e vogël keni mësuar se vetëm seksi mund të ju japë vëmendje.
Për të gjetur dashurinë e vërtetë duhet të jesh në një lidhje të gjatë me dikë që kujdeset për ty dhe dëshiron të jetë me ty, në kuptimin e plotë të fjalës.
Vetëm atëherë do të fillosh të ndihesh më mirë dhe do të shpëtosh nga kjo rrugë që po u trishton jetën./BS/