Shokon nëna e katër fëmijëve: E lumtur me burrin, por nuk ndaloj së bëri seks me shokët e tij, kolegët dhe...

Life style

Shokon nëna e katër fëmijëve: E lumtur me burrin, por nuk ndaloj së bëri seks me shokët e tij, kolegët dhe...

Nga: B.S Më: 8 qershor 2017 Në ora: 12:57
Ilustrim

Një grua 40 vjeçare, nënë e katër fëmijëve, ka rrëfyer për The Sun se e tradhton burrin e saj me miqtë e tij, kolegë dhe njerëz që njeh kudo, përcjell Bota sot.

Gruaja thotë se e do burrin dhe është e kënaqur me seksin me të, por nuk mund të mos bëjë seks edhe me meshkuj tjerë, edhe pse nuk i pëlqen kjo që po bën.

Lexojeni rrëfimin e plotë të gruas:

Kam qenë e martuar dhe e lumtur prej 15 vitesh por e kam tradhtuar burrin tim.

Kam fjetur me shoqe dhe shokë të burrit tim, kolegë të punës dhe njerëz që i kam njohur në palestër apo kudo.

Unë jam 40 vjet ndërsa burri 42 dhe kemi katër fëmijë, nga 9 deri në 16 vjet.

Ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë, me pak fjalë për tu grindur. Po ashtu kemi pasur jetë seksuale të rregullt dhe nuk kam pasur asnjë ankesë.

E di se ai më do shumë dhe ma thotë këtë shpesh. Por unë e dua kohën kur bëjmë seks dhe dua ta bëj gjatë gjithë kohës.

Unë kurrë nuk kam qenë e shtyrë për të pasur një lidhje tjetër me dikë tjetër, por kam pasur një të mirë dhe tani nuk mund të ndalem së flirtuari dhe të ndihem e ndezur.

Zakonisht unë bëj seks me të tjerët në vende jo të zakonshme, në veturën time apo të tij dhe kjo është rrallë e planifikuar.

Unë vetëm e di kur meshkujt janë në qejf për ta bërë atë dhe ata e kuptojnë se jam edhe unë.

Më pas seksi është pasionant dhe i gjallë.

Unë kurrë nuk rrezikoj dhe bëj seks të mbrojtur por nuk jam krenare për sjelljen time.

E di se ajo që po bëj është gabim dhe ndihem keq për tradhtinë që po ia bëj. Ai meriton më mirë.

Por tradhtia ime filloi vetëm gjashtë muaj pasi ne u martuam dhe ndodhi me shokun e tij më të mirë.

Shpresoj që kjo të përfundoj një ditë, por lista me meshkuj që bëj seks vetëm sa po bëhet më e gjatë.

Unë rrallë dal me dikë më shumë se disa muaj.

Disa prej meshkujve me të cilët kam qenë kanë dashur që të fillojmë lidhje bashkë. Çka nuk është në rregull me mua? Pse nuk mund të ndaloj?

Përgjigja e psikologes:

Ti po thua që je e kënaqur emocionalisht dhe ke jetë seksuale të mirë martesore.

Seksi në një anë duket të jetë më shumë një flirt dhe rrezik se sa nevojë fizike.

Duket sikur ti je e lidhur me lëvizjen që merr. Kjo ka ndodhur për një kohë të gjatë.

A je e sigurt që burri yt nuk ka ide se ti po e tradhton?

Ndoshta ai është i verbër, dashuria pa kushte nënkupton këtë dhe ti nuk po e vlerëson më dashurinë e tij dhe as veten tënde.

Zjarri i eksitimit të bën të ndihesh speciale, por vetëm për një kohë.

Cilado që të jetë arsyeja e kësaj që po bën, ti nuk mund vetëm të shpresosh që të të largohet ajo.

Ti po rrezikon që të humbasësh burrin tënd dhe të dashurit tu./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat