Elementet e pamjes së jashtme që ndikojnë vetbesimin e vajzave

Life style

Elementet e pamjes së jashtme që ndikojnë vetbesimin e vajzave

Më: 3 prill 2018 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

“Vishni një vajzë bukur dhe do kuptoni që ajo mund të sundojë botën.”

Fuqia e takave, buzëkuqit, bizhuve, është e padiskutueshme. Të gjitha ne vajzat kemi nevojë për disa elemente apo shtysa që na bëjnë të ndihemi mirë me veten tonë dhe bukur në pamjen e jashtme.

1. Takat e larta
Këpucët me taka na bëjnë të dukemi më të gjata dhe na shtojnë dozën e feminitetit dhe sigurisë. Takat mund të jenë nga më të ndryshmet por më të rehatshmet janë katroret.

2. Syzet
Syzet duhen zgjedhur me kujdes në mënyrë që të përshtaten me formën e fytyrës…

3. Buzëkuq i kuq
Ngjyra e kuqe është shumë tërheqëse dhe buzëkuqi duhet zgjedhur duke patur parasysh edhe tonin e lëkurës.

4. Aksesorët
Aksesori mund të jetë një gjerdan, një byrzylyk, perla apo edhe një unazë, ama janë detaje që marin vëmëndje dhe plotësojnë më së miri look-un tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat