Kështu tejkalohen problemet në çift - Bota Sot
Kështu tejkalohen problemet në çift

Life style

E diel, 21 tetor 2018

Kështu tejkalohen problemet në çift

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 07:31
Ilustrim

Studiues të Universitetin Tennessee (SHBA), pohojnë se zgjidhja me të cilën mund të shpëtohet martesa apo lidhja, është marrëdhënia më i shpeshtë me partnerin. Marrëdhënia plot afsh, nuk është vetëm kënaqësi apo dëfrim, por ju jep edhe shëndet. Marrëdhënia e rregullt është ilaç i sigurt për personat nervor të cilët janë të ndjeshëm në stres. Shkencëtarët kanë ndjekur sjelljen e 144 çifteve gjatë katër viteve të para të martesës. Çiftet mesatarisht kanë pasur një marrëdhënie në javë në gjashtë muajt e parë të martesës, dhe më pas të gjithë kanë qenë të afërt tre herë në muaj.

Edhe pse lumturia nuk varet vetëm në marrëdhëniet e shpeshta te çiftet e ndërlikuara është shumë i rëndësishëm, sipas hulumtimit.

“Lidhjet në të cilat partnerët janë nervor dhe zakonisht janë të prirë për dramatizim zakonisht zgjasin shkurt, por në qoftë se intimiteti në një marrëdhënie të tillë është i mirë dhe i rregullt është shumë më i lehët për t’i tejkaluar problemet”,” potencon studiues James McNulty.

Intimiteti i çifteve të tilla u jep ndjenjë të sigurisë dhe lumturisë është për këtë arsye faktori vendimtar për mbijetesën e martesës së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test