Në cilën temperaturë duhet mbajtur aparatin e klimës që të shpenzoni më pak rrymë elektrike? - Bota Sot
Në cilën temperaturë duhet mbajtur aparatin e klimës që të shpenzoni më pak rrymë elektrike?

Life style

E hënë, 12 nëntor 2018

Në cilën temperaturë duhet mbajtur aparatin e klimës që të shpenzoni më pak rrymë elektrike?

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Aparatet e klimës këto ditë po punojnë me kapacitet të plotë, mirëpo duhet ditur se si të përdoren drejt, sepse duhet të kursehet mjaft energjia elektrike.

Shpenzimi i tepërt i energjisë elektrike jo vetëm që kushton më shumë, por edhe shkakton krijimin karbonit dhe të karburanteve të tjera fosile që i kontribuojnë ndryshimeve globale klimatike.

Sistemi i ftohjes së hapësirës është më i efektshëm atëherë kur punon me shpejtësi të plotë, jo kur punon në periudha të shkurtra dhe me shpejtësi të vogël, në mënyrë që të mbahet temperatura konstante gjithë ditën.

Veç kësaj, kur aparati i klimës punon me shpejtësi të plotë, më mirë do të largojë lagështinë nga shtëpia juaj.

Energjinë elektrike mund ta kurseni edhe nëse termostati i aparatit të klimës rregullohet në temperaturë më të lartë (dallimi midis temperaturës së dhomës dhe asaj të jashtme nuk duhet të jetë më e madhe se 7 gradë).

Sipas disa të dhënave, aparati i klimës shpenzon 3 deri 5 për qind më pak energji se në çdo gradë më të lartë në termostat.

Për kursim maksimal të energjisë, aparatin e klimës lëreni të punojë në 26 dhe më shumë gradë celsius, kur nuk jeni në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test