Më thuaj çfarë shenje Horoskopi je, të të them nëse je një prind i mirë apo jo - Bota Sot
Më thuaj çfarë shenje Horoskopi je, të të them nëse je një prind i mirë apo jo

Life style

Më thuaj çfarë shenje Horoskopi je, të të them nëse je një prind i mirë apo jo

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 07:39
Foto ilustrim

Të gjithë e kanë ,mundësinë për tu bërë prindër, por se sa prind i mirë do të jesh gjatë jetës, kjo nuk dihet.

Për të ditur nëse do të jeni ose jo një prind i mirë me fëmijën tuaj, atëherë do të bënit mirë t’i hidhni një sy horoskopit të mëposhtëm, për të parë nëse shenja që ju jeni klasifikohet tek ata që janë prindër të mirë apo jo.

Ja kush janë shenjat e Horoskopit që do të bëhen prindër të mirë:

Demi

Kjo shenjë si partner dhe si prind do të jetë shumë e përkushtuar. Ata janë këshillues të mirë dhe do sigurohen që në familjen e tyre të mos mungojë kurrë asgjë.

Gaforrja

Në këtë listë nuk kishte se si të mungonte një shenjë si Gaforrja. Aq motiv dhe aq të ndjeshëm sa janë, një gaforre do bënte gjithçka për fëmijët e saj. Ato janë shenja më sakrifikuese, dhe kur vjen puna te fëmijët të gjitha këto cilësi pozitive dyfishohen. Ato janë gjithë kohën në shtëpi dhe fëmijët do jenë përherë të rrethuar nga prindërit.

Peshorja

Si prind Peshoret do të jenë thjesht fantastike. Ato dinë si të krijojnë martesa të mbushura me dashuri, dhe fëmijët nuk do i trajtonin kurrë në mënyrë të padrejtë. Një Peshore do të jetë gjithmonë pranë fëmijëve, madje do të bëjë të pamundurën për të kaluar sa më shumë kohë me ta. Fryma e bashkëpunimit do të jetë prezente edhe në familje, pasi kjo shenjë di si të sjellë paqe kudo që shkon.

Luani

Kjo shenjë di si t’i arrijë gjithmonë gjërat që do, dhe kështu fëmijët me prindërit Luan do të kenë gjithmonë ato që duan dhe ato që kanë nevojë. Luanët dinë si të përdorin mendjen në zgjidhjen e situatave, dhe kurrë nuk do i linin në baltë fëmijët e tyre. Ata janë edhe argëtues mbi të gjitha.

Bricjapi

Ata janë mjeshtra të vetëkontrollit dhe dinë të menaxhojnë me sukses situatat kritike. Do të jeni një prind me këmbë në tokë dhe do dini si të rrisni fëmijë të përgjegjshëm dhe pse jo të suksesshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test