Në Çikago mërdhihen edhe arinjtë polar në kopsht zoologjik - Bota Sot
Në Çikago mërdhihen edhe arinjtë polar në kopsht zoologjik

Life style

Në Çikago mërdhihen edhe arinjtë polar në kopsht zoologjik

Më: 8 janar 2014 Në ora: 09:01

Mund t’iu duket shaka, por në njërin shtet amerikan është bërë aq ftohtë sa këtë s'po mund ta durojnë as arinjtë polar.

Nëse e dëgjoni këtë lajm, referenca është Anana, ariu polar i Koopshtit Zoologjik të Çikagos “Lincoln Park”.

Anana është dërguar në një hapësirë të kopshtit ku temperature kontrollohet duke mos e lënë jashtë pasi temperaturat kanë shkuar deri në pothuajse - 23 gradë celcius. Temperaturat pritet të arrijnë deri në - 40 gradë.

Arinjët polar jetojnë në ambiente ku në këtë kohë temperaturat mund të jenë edhe më të ftohta. Mirëpo para dimrit arinjët shtojnë peshë, kryesisht dhjam, përmes së cilës këto kafshë nuk e ndjejnë të ftohtit polar.

Mirëmbajtësit e kopshtit zoologjik kanë thënë se Anana nuk ka shtuar peshë për shkak të kohës së nxehtë që ka mbajtur deri vonë, për këtë arsye edhe duhet të kalojë dimrin e ftohtë e mbyllur në një vend ku kontrollohet temperatura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...