Ja 4 tipat e meshkujve që femrat i konsiderojnë njerëz të bezdisshëm

Life style

Ja 4 tipat e meshkujve që femrat i konsiderojnë njerëz të bezdisshëm

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 08:19

Një studim ndërkombëtar që përfshiu vajza dhe gra kryesisht në moshë të re, ka përfshirë analizën e tyre për tipat e meshkujve që sipas tyre bëhen të padurueshëm dhe u ngjallin bezdi.

Pyetësori i realizuar me këto femra konstaton se disa djem janë me të vërtetë mjaft të bezdisshëm.

Ndaj janë grupuar 4 lloj meshkujsh që femrat e përfshira në pyetësor e thonë troç: Me këta tipa nuk shtyhet!

Një xheloz patetik

Një farë xhelozie është gjithmonë diçka e bukur. Por kur partneri fillon të kërkojë të ndryshosh stilin e veshjes, mënyrën si vepron apo të kontrollojë takimet e tua, këtu ka diçka tjetër, por jo xhelozi normale. Nëse ai urren të gjithë miqtë e tu meshkuj, kolegët apo nëse bëhet keq kur del me dikë tjetër veç tij, atëherë bëj kujdes. Jo vetëm që është një njeri i bezdisshëm, por xhelozia e tij mund të të shkatërrojë.

Ai që mendon se ish të dashurat kanë qenë “të çmendura”

Sa herë të qëllon të pyesësh për diçka, përgjigjja e tij është: “Ish e dashura ime…”. Ky është tipi i mashkullit me të cilin nuk mund ta shtysh për një kohë të gjatë edhe për shkak se ende vazhdon të mendojë dhe të të krahasojë me ish-et e veta, të cilat kanë qenë “të çmendura”.

Ai që nuk të pyet asnjëherë për veten

Ke qenë në ndonjë takim, në të cilin partneri flet gjatë gjithë kohës dhe nuk të lë hapësira? Aq sa nga fundi, bëhet mjaft i lodhshëm. Ai nuk di të të bëjë asnjëherë pyetje për veten, mjafton që flet vetë gjithë kohën duke menduar se veshët e tu janë më të mirët për ta dëgjuar. Ky lloj tipi është ai që nuk e zgjeron mirësjelljen përtej vetes. Një njeri i tillë nuk është në gjendje ta menaxhojë kohën duke e ndarë për ty dhe për vete. Kjo është e kuptueshme.

Ai që di gjithçka

Në gjithçka që thotë ai shprehet se “e di”, por e vërteta shpesh tregon se në fakt nuk di asgjë. Por ka shumë dëshirë të jetë një ndër ata që do të tregojë më shumë se niveli yt. Zakonisht, tipa të tillë e ndiejnë shpesh veten inferiorë para partnereve të tyre, por nuk e pranojnë këtë, pasi nuk i lejon egoja mashkullore. “E di” është një thënie e vjetër, e cila në ditët e sotme krijon bashllëk te meshkujt që e mendojnë veten qendër të universit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat