Zaev: Gjatë aktit të votimit do ta kuptojmë se a kemi shumicën për ndryshimet kushtetuese - Bota Sot
Zaev: Gjatë aktit të votimit do ta kuptojmë se a kemi shumicën për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Zaev: Gjatë aktit të votimit do ta kuptojmë se a kemi shumicën për ndryshimet kushtetuese

Më: 3 janar 2019 Në ora: 15:22
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, deklaroi sot se ende po punon në atë që të siguron 2/3 e shumicës për ndryshimet kushtetuese.

Siç tha ai debati do të filloj më 9 janar, ku edhe pse është paraparë që të zgjasë dhjetë ditë, ai pret që debati të zgjasë dy ose tri ditë, sepse do të jetë i bojkotuar nga deputetët e OBRM-PDUKM-së.

Zaev tha se kërkon qasje serioze nga liderët e Besës dhe Aleancës për Shqiptarë.

“Numrin e saktë të deputetëve do ta dimë gjatë aktit të votimit, e cila do të jetë si rezultat i debateve, rezultat i kënaqësisë së deputetëve. Do të bëjë gjithçka deri në momentin e fundit që të sigurohen 2/3 e deputetëve. Këtë do ta them në publik në momentin e votimit. Jam optimist para se gjithash për përgjegjësinë që mbajnë të gjithë deputetët, por edhe nga pushteti ekzekutiv se kemi mundësinë e shkëlqyer që ta mbarojmë këtë proces. Vazhdojnë bisedimet me të gjithë. Do të takohem me Kasamin e Besës ku do të bisedoj për gjithçka që mendon ai se duhet. Më vjen mirë që Besa dhe Aleanca për Shqiptarët e Selës janë mbështetësit e proceseve integruese. Nga ata pres seriozitet dhe përgjegjësi siç kam unë”, tha Zaev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...