Qeveria e Maqedonisë në garë me kohën për formimin e Komisioni për antikorrupsion

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë në garë me kohën për formimin e Komisioni për antikorrupsion

Më: 7 janar 2019 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Qeveria është në garë me kohën për miratimin e ligjit për parandalimin e korrupsionit me të cilin do të formohet Komisioni i ri anti-korrupsion. Të njëjtin e kanë propozuar me siglën e flamurit evropian, që nënkupton vetëm se tri ditë debat parlamentar për të dhe më pas hidhet në votim. Por, është e paqartë se kur do të jetë në rend dite në seancë parlamentare pasi që ditët pas festave janë të rezervuara për ndryshimet Kushtetuese.

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi në një deklaratë për Tv Telma ka thën se në asnjë rast nuk i shkon ndërmend që ligji për anti-korrupsion të vjen në rend dite para ndryshimeve Kushtetuese afati i fundit i së cilave është 15 janar.

“Por, pas kësaj mbesin vetëm se 20 ditë deri në shpalljen e zgjedhjeve presidenciale. Kjo nënkupton se për këtë kohë ligji do të duhet që të miratohet, të shpallet thirrje për anëtarë të ri të Komisioni për anti-korrupsion, të zgjidhet kryetar dhe anëtarë dhe të verifikohet mandati i tyre që është kohë shumë e shkurtë, thonë burime nga Kuvendi. Me këtë edhe po hapet çështja se a do të kemi Komision funksional për anti-korrupsion gjatë kohës së mbajtjes së zgjedhjeve Presidenciale.

Nga partia më e madhe opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thonë se është e domosdoshme që të miratohet ligj kualitativ për anti-korrupsion, por jo në mënyrë siç po e bënë pushteti i udhëhequr nga LSDM-ja.

“Gjithëherë kur LSDM-ja dëshiron të sjell ligj që vet atyre ju konvenon ata e përdhunojnë Kuvendin me miratimin e ligjeve me prefiks dhe flamur evropian dhe me këtë vendoset një praktikë e keqe për në të ardhmen. Amendamentet e OBRM-PDUKM-së janë në korelacion me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe GREKO-s, si dhe në harmonizim plotësues me ligje tjera të legjislativiti të Maqedonisë”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja.

Ky është tentimi i tretë që të miratohet ky ligj për më pak se një muaj. Në seancë parlamentare para vitit të ri ai ishte në rend dite, por grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së propozojë 40 amendamente. Kryesisht vërejtjet kishin të bëjnë me kompetencat që do ti ketë komisioni për anti-korrupsion, dhe për këtë edhe u komplikua edhe procedura.
Nga Ministria e Drejtësisë kanë bërë të ditur se ligji për anti-korrupsion i cili mbanë siglën dhe flamurin evropian është i njëjti i cili ishte në seancë parlamentare para Vitit të Ri.

Përndryshe, tanimë e dhjetë muaj në Komisionin Shtetëror për anti-Korrupsion ka vetëm dy anëtarë të cilët nuk kanë dhënë dorëheqje si pesë kolegët tjerë të tyre pas skandalit me shpenzimet e pa ligjshme të parave nga komisioni.
Shpallje për zgjedhjen e pesë anëtareve të ri kishte, u shpall edhe thirrje dhe në të janë paraqitur 39 kandidat.

Por, kjo ide për zgjedhje të anëtareve sipas ligjit të vjetër që të sigurohet funksionalitet i Komisionit për Anti-Korrupsion për zgjedhjet presidenciale dështojë pasi që Qeveria megjithatë vendosi që të bëjë garë me kohën, dhe ta miratojë ligjin e ri. Me ligjin e ri rriten kompetencat e komisionit për anti-korrupsion dhe ndryshohet mënyra e zgjedhjes së anëtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat