Zaevi e ka telefonuar dhe e ka uruar Ciprasin - Bota Sot
Zaevi e ka telefonuar dhe e ka uruar Ciprasin

Maqedonia

Zaevi e ka telefonuar dhe e ka uruar Ciprasin

Më: 25 janar 2019 Në ora: 16:58
Zoran Zaev dhe Cipras

Më ka telefonuar që të më urojë, njëjtë siç kanë vërë edhe liderë të tjerë, tha kryeministri grek pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse ka biseduar me kolegun e tij maqedonas, Zoran Zaev, njofton korrespondentja e M.I.A-s nga Athina.

Në deklaratën, Aleksis Cipras, e përsëriti atë që paraprakisht e shkroi në profilin e tij zyrtar në Tuiter se sot është ditë historike për Greqinë, sepse “i jepet fund një problemi të madh të pazgjidhur, që i ka peshuar politikës së jashtme”, por është ditë historike edhe për Ballkanin.

Tha se “sot lindi një vend i ri në kufirin verior, Maqedonia e veriut, e cila do të jetë vend mik dhe aleat i Greqisë”.

“Dua t’u drejtohem të gjithë grekëve dhe grekeve. Rezultati i votimit të sotëm nuk ka fitues as humbës. Sidomos, dua t’u drejtohem atyre të cilët ende kanë ankesa, e respektojmë këtë, kritikojnë, e respektojmë edhe këtë të jenë të sigurt se shumë shpejt do t’i shohin përfitimet e mëdha nga ky hap i madh përpara”, tha Cipras, transmeton MEDIAL.

Në deklaratën për mediat, kryeministri grek iu falënderua të gjithë deputetëve që e mbështetën ratifikimin, duke thënë se “gjeneratat e ardhshme të dy kombeve do ju jenë mirënjohës sepse sot i vendosin themelet për të ardhme të bashkëjetesës së qetë, solidaritetit dhe bashkëpunimit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...