Roth: Askush nuk do të ketë përfitim, nëse hapet çështja e emrit

Maqedonia

Roth: Askush nuk do të ketë përfitim, nëse hapet çështja e emrit

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 10:47
Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth

Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth për gazetën greke “Etnos” tha se askujt nuk do të ketë përfitime nëse hapet përsëri çështja e emrit, një gjë e cila do të kishte pasoja në marrëdhëniet me partnerët evropian, por edhe në zhvillimin social dhe ekonomik, njofton AIM nga Athina.

“Nuk shikoj arsye se pse qeveritë e ardhshme nga e para do ta rishikonin një kontest çka është zgjidhur. Diçka e tillë do të kishte pasoja negative në lidhje me partnerët evropian, me pasoj për zhvillimin social dhe zhvillimin e përgjithshëm. Ky skenar nuk është në përfitim të askujt. Vetëm mund të bëjë thirrje deri tek partitë që tu përgjigjen rrethanave. Përndryshe, vlen principi fondamental i vjetër të së drejtës “rasta sun senvanda (Gjërat duhet të trajtohen ashtu si duhet)””, tha Roth.

Në lidhje me marrëveshjen e Prespës, ministri gjerman tha se kontesti për emrin për një periudhë të gjatë ka qenë lëndë për politikë të brendshme në kurriz të qytetarëve nga të dyja vendet.

“Marrëveshja e Prespës, konkretisht vendos themelet e paqes, stabilitetit dhe prosperiteti, ndërsa me këtë edhe respekt të ndërsjellë dhe miqësi, që është dashur të nënkuptohet, nga dy fqinjët në Evropë. Tani, me durim duhet të sqarohen faktet e marrëveshjes dhe të mbështetet përmbajtja e saj. Jam i sigurt se atëherë shumë dyshime do të largohen”, sqaron Roth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat