Bogoevski: Kuvendi do të vendos sipas qëndrimit të gjykatës, dhe jo sipas qëndrimit të komisionit

Maqedonia

Bogoevski: Kuvendi do të vendos sipas qëndrimit të gjykatës, dhe jo sipas qëndrimit të komisionit

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 16:13
Pavle Bogoevski

Kryetari i komisionit për Çështje të mandatit dhe të Imunitetit, Pavle Bogoevski thotë se Kuvendi duhet të vendos me kërkesë të gjykatës për marrjen e imunitetit të Trajko Veljanovskit, edhepse komisioni katër deputetë nga LSDM, votuan “për” dhe katër deputetë nga OBRM-PDUKM “kundër”.

“Raporti i mbledhjes së komisioni është dërguar te shërbimet e kuvendit dhe është i arkivuar me çka janë plotësuar kushtet e parashikuar në nenin 53 të rregullores së Kuvendit për mbajtjen e seancës.

Ai thotë se sipas rregullores së Kuvendit, në afat prej tre ditësh do të vendos me kërkesë nga gjykata në seancë.

Bogoevski gjithashtu tha se deputetit të BDI-së iu përkeqësua dhe ai është dashur ta lëshojë punën në komision por se nuk është qartë pse nuk ka ardhur pse nuk ka ardhur zëvendësja e tij.

Ndërkaq, votimi i djeshëm ishte me 4 vota “për” dhe 4 “kundër” që i mundësoi Veljanoskit ta ketë ende imunitetin e deputetit. Veljanoski bashkërisht me Mile Janakieskin dhe Spiro Ristovskin dyshohen për ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat