I vazhdohet arresti shtëpiak Sasho Mijallkovit

Maqedonia

I vazhdohet arresti shtëpiak Sasho Mijallkovit

Më: 1 mars 2019 Në ora: 15:32
Sasho Mijallkov

Ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov i vazhdohet arresti shtëpia edhe për 30 ditë për rastin “Perandoria”, pasi që PSP-së paraqiti kërkesë për vazhdimin e masës, konfirmojnë nga Gjykata e Apelit në Shkup.

Avokati i Mijallkovit paralajmëroi se do të dorëzoi ankesë deri tek Gjykata e Lartë, e cila mori vendim për hetimet e hapura të PSP-së pas skadimit të afatit prej 18 muajve, ku thuhet se PSP është paditëse e paautorizuar. Në mesin e këtyre lëndëve përfshihet edhe lënda “Perandoria”.

Përveç Mijallkovit, në hetimet e kësaj lënde, akuzohen edhe Jordan Kamçev, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska Kamçeva, Hristina Kamçeva Stojçeska, Zorica Arsovska, Liljana Gajdovska, Vlladislav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçev dhe Jovançe Taskovski, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale, shoqata kriminale, dëmtim ose privilegj të kreditorëve, shpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim dhe larje të parave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat