Liberalizimi i energjisë elektrike, furnizuesit pa oferta për amvisëritë. Konsumatorët e vegjël: Na konvenon liberalizimi i tregut

Maqedonia

Liberalizimi i energjisë elektrike, furnizuesit pa oferta për amvisëritë. Konsumatorët e vegjël: Na konvenon liberalizimi i tregut

Më: 1 mars 2019 Në ora: 17:10
Marko Bislimovski

Nga 1 janari i këtij viti është liberalizuar tërësisht tregu i energjisë elektrike dhe të gjithë konsumatorët, duke përfshirë edhe amvisëritë, mund të përzgjedhin tregun e lirë, bëjnë të ditur nga Komisioni rregullator i energjetikës. Sipas kryetarit të KRRE-së, Marko Bislimovskit, furnizuesit ende nuk kanë ofruar pako për konsumatorët, andaj në këto momente nuk ka logjikë që amvisëritë të përzgjedhin tregun e lirë, sepse shpenzimet e tyre në këtë mënyrë do të rriteshin për 30 për qind.

“Me Ligjin e energjetikës është vendosur mekanizmi mbrojtës furnizues universal, me ç’rast Sh. A. ELEM ka për obligim të sigurojë 80 për qind të energjisë me çmim prej 39.6 euro për megavat orë që e ka përcaktuar KRRE. Përveç kësaj, do ketë nevojë edhe për import që do realizohet nga EVN-ja dhe për këtë arsye çmimi në tregun e rregullt për amvisëritë është 75 euro. Nëse përzgjedhin tregun e lirë, çmimi do të ishte mes 105 dhe 110 euro. Për këtë arsye, furnizuesit nuk shohin logjikë për t’iu ofruar amvisërive energji elektrike, sepse nuk besojnë se ndonjë amvisëri do të blejë rrymë në tregun e lirë me çmim më të shtrenjtë për 30 për qind”,- deklaroi kryetari i KRrE-së, Marko Bislimovski.

Konsumatorëve të vegjël iu konvenon liberalizimi i tregut, sepse deri më tani ata kanë paguar rrymë industriale, e cila mesatarisht iu ka kushtuar 150 megavat për orë.

“Çmimi për furnizuesit është nga 70 deri më 80 euro dhe kur këtij çmimi do t’i shtohet rrjeti, harxhimet totale për konsumatorët e vegjël do të jenë nga 105 deri më 110 euro. Për këtë arsye ka interes të madh nga të gjithë furnizuesit të ofrojnë energji elektrike, sepse realisht për 20 apo 30 për qind iu zvogëlohet harxhimet totale për energji elektrike”,- tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

RMV është vendi i parë në rajon sa i përket realizimit të konceptit për zgjedhjen e furnizuesit universal përmes tenderit, ndërkohë që vendet anëtare të BE-së edhe pas liberalizimit të tregut i kanë autorizuar furnizuesit ekzistues të vazhdojnë me veprimtaritë e tyre si furnizues universalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat