Mançevski: Dokumentet në letër së shpejti do të shkojnë në histori

Maqedonia

Mançevski: Dokumentet në letër së shpejti do të shkojnë në histori

Më: 4 mars 2019 Në ora: 14:17
Damjan Mançevski

“Dokumentet në letër së shpejti do të mund të zëvendësohen me elektronike, të cilat do të merren vetëm me disa klikime. Secili qytetar do të mundet në mënyrë elektronike të marrë dokumente ligjore valide nga shtëpia e tij apo çdo kund ku ndodhet, të cilat do të parashtrohen në postë elektronike dhe do të jenë me vlerë dhe validitet të njëjtë si ato të marra në sportel dhe në letër. Për ata qytetarë që nuk do të mund të kërkojnë shërbime me anë të rrugës elektronike do të ekzistojë edhe opsioni i vjetër që t’i marrin përmes zyrave për një pikë të shërbimeve edhe në sportelet e tjera të institucioneve të cilat ofrojnë shërbime”.

Këtë e deklaroi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, në konferencë për shtyp, ku shtoi se kjo mundësohet nga miratimi i tre ligjeve të reja nga ana e Qeverisë – ligji për regjistër qendror të popullatës, ligji për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike dhe ligji për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme.

“Bazë e këtij procesi është ligji i ri për regjistër qendror të popullatës me të cilin parashihet vendosja e regjistrit qendror të popullatës si bazë e vetme dhe në kohë reale e azhurnuar e të dhënave për qytetarët”, tha Mançevski dhe shtoi se të dhënat në këtë regjistër do të merren me bashkimin e të dhënave nga MPB, Drejtoria për udhëheqje të librave amë dhe Regjistrit qendror.

Ai tha se për momentin po instalohen hardueri dhe softueri, të nevojshëm për funksionim të papengueshëm të regjistrit.

“Me ligjin për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike sigurohet dhënie efikase e shërbimeve me anë elektronike në bazë të standardeve dhe procedurave të përcaktuara. Me të vendoset katalogu i shërbimeve dhe portali i ri nacional për shërbime elektronike. Katalogu do t’i përmbajë të gjitha informatat e nevojshme për të gjitha shërbimet që i ofron sektori publik, ndërsa përmes portalit qytetarët do të mund të marrin numër të shtuar të shërbimeve me anë të rrugës elektronike”, tha Mançevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat