VMRO-DPMNE: MPB nën udhëheqjen e Spasovskit është më shumë në dëm sesa në dobi të qytetarëve

Maqedonia

VMRO-DPMNE: MPB nën udhëheqjen e Spasovskit është më shumë në dëm sesa në dobi të qytetarëve

Më: 12 mars 2019 Në ora: 10:35
VMRO-DPMNE

“Pushteti kriminal në krye me Zoran Zaevin dje qëndroi pas krimit të Spasovskit. LSDM nuk e mbështeti interperlancln e Spasovskit dhe me këtë i aprovoi vrasjet e pazbardhura, vjedhjet dhe makinat e djegien e makinave, të cilët janë bërë dukuri e rregullt nëpër rrugët e Shkupit dhe qyteteve mbarë shtetin.

Spasovski që nga emërimi e ka filluar mandatin e tij në mlnyrë kriminale. Ka shpenzuar 1 milionë euro donacion nga Çekia për marrëveshje në katër sy për furnizimin e 40 automjeteve “Shkoda Oltavia”, ishte thirrur edhe nga qytetarët dhe nga mediat, por askush nuk  mori përgjegjësi.

MPB nën Spasovskin u shndërrua në mbojtës së krimit. Pasi Spasovski në krye të MPB-së ka 9 vrasje të pandriçuara për të cilat opinioni është informuar, ndërsa vjedhjet dhe plaçkitjet janë bërë praktikë.

Qytetarët janë të frikësuar të dalin në mbrëmje. Shkupi është shndërruar në Bejrut. Digjen makina në çdo hap, ndërsa pushteti nuk po ndërmerr asgjë.

MPB nën udhëheqjen e Spasovskit është më shumë dëm sesa në dobi të qytetarëve”, theksohet në kumtesën e Qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat