Moti sot në Maqedoninë e Veriut - Bota Sot
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 26 mars 2019 Në ora: 08:13

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell. Pasdite në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në vendet më të larta malore do të ketë reshje të borës. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 0 deri 7 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 10 deri 18 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe deri në fund të javës temperaturat ditore do të jenë në rritje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...