Gjendet i vdekur një person në Butel të Shkupit

Maqedonia

Gjendet i vdekur një person në Butel të Shkupit

Më: 3 prill 2019 Në ora: 16:50
Policia

Gjatë ditës së djeshme (02.04.2019) në Sektorin e Punëve të Brendshme – Shkup është denoncuar se në një objekt në rrugën “Bosnja e Hercegovina” është gjetur një trup i pajetë.

Siç njoftojnë nga MPB, bëhet fjalë për R.F (40) nga Shkupi, tek i cili nuk ka pasur shenja të dhunës.

Ekipi i SPB Shkup ka kryer hetime në vendin e ngjarjes, ndërsa pas urdhrit të Prokurorit Publik tek trupi i personit do të bëhet autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat