LSDM: Të dhënat reale vërtetojnë se sa më afër anëtarësimit në NATO aq më shumë janë përfitimet ekonomike

Maqedonia

LSDM: Të dhënat reale vërtetojnë se sa më afër anëtarësimit në NATO aq më shumë janë përfitimet ekonomike

Më: 4 prill 2019 Në ora: 11:00
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi nga partia maqedonase në pushtet thuhet se se “përparimi në integrime, procesi i ratifikimit të protokollit në NATO dhe politikat e suksesshme seriozisht lëvizën ekonominë”.

“Parametra të shumtë ekonomik, tregojnë se vetëm për një vit nga intensifikimi i procesit integrues, përfitimet ekonomike janë reale të dukshme”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, për vetëm një vit paga mesatare është rritur për 7.5%, përkatësisht nga 22.850 që ka qenë gjatë dhjetorit të 2017-tës, në 25.784 denarë në dhjetor të vitit 2018.

“Integrimi e ktheu besimin në ekonomi, viti 2018 do të mbahet mend si vit me investime më të shumta të huaja prej 624.5 milion euro apo 276% mbi mesataren”, thonë nga LSDM duke përmendur uljen e papunësisë në 19.4% në tremujorin e fundit.

Në fund të njoftimit ata shtojnë se anëtarësimi në NATO dhe përparimi në integrimet me BE-në do ta përshpejtojnë rritjen ekonomike ndërsa ekonomia, siç thonë nga kjo parti, do të bëhet më konkurruese dhe më atraktive për investitorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat