VMRO-DPMNE: Pushteti nuk ka kapacitet që t’i zbatojë reformat e nevojshme

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Pushteti nuk ka kapacitet që t’i zbatojë reformat e nevojshme

Më: 4 prill 2019 Në ora: 11:16
VMRO-DPMNE

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev dhe kandidatin për kryetar shteti nga kjo parti se janë të njëjtë dhe mashtrojnë qytetarët.

Nga kjo parti thonë se pushteti aktual ndryshoi emrin e shtetit, duke shtuar se për shkak të korrupsionit të tyre, ekziston rrezik serioz për mosfillimin e negociatave me BE-në në qershor.

“Vetë Zoran Zaevi dje në intervistë e pranoi se që nga viti i kaluar i është thënë se në qershor Maqedonia ndoshta do t’i fillojë negociatat. Zaev ka filluar ta përgatit opinionin për mosuksesin e tij, në fushën e reformave dhe ekonomisë, dhe nga fjala “në qershor fillojmë negociatat” kaloi në “ndoshta”, e që më pas tha “nuk është e rëndësishme nëse në shtator ose janar, e rëndësishme është t’i fillojmë””, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti në fund shtojnë se LSDM-ja dhe Zoran Zaevi janë shkaktarët kryesor për mossuksesin e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat