Micotakis: Do ta respektojmë Marrëveshjen, do të punojmë në pasojat

Maqedonia

Micotakis: Do ta respektojmë Marrëveshjen, do të punojmë në pasojat

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:33
Kirjakos Micotakis

Demokracia e Re e Greqisë do ta respektojë Marrëveshjen e Prespës, por “do të punojmë në përmirësimin e pasojave problematike, që janë në kundërshtim me interesin e vendit”, ka deklaruar lideri i partisë opozitare greke, Krijakos Mickotakis në një intervistë për Reuters.

“Greqia plotësisht e mban të drejtën ta bllokojë procesin e integrimit të fqinjit në BE, nëse vlerësojnë se ajo i shërben interesit nacional”, thotë Micotakis.

Marrëveshja e Prespës dhe pozita e partisë ishin njëra ndër temat që Micotakis i ka informuar ambasadorët evropian në Greqi në takimin e djeshëm të organizuar nga ambasadori rumun, vendi i të cilit udhëheq me BE-në.

“Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, Micotakis përsëriti se si kryeministër do të bëjë çmos që t’i përmirësojë pasojat. Do të fokusohet në sigurimin e interesave të kompanive greke të cilat e shfrytëzojnë brendin “maqedonase”. Ndërkaq, e ka theksuar edhe rëndësinë që e jep për karakterin grek të kulturës maqedonase”, thonë nga Demokracia e Re.

Në lidhje me qëndrimet e Micotakisit përpara ambasadorëve të vendeve të BE-së, kanë reaguar nga partia në pushtet SIRIZA, duke thënë se kryetari i Demokracisë së Re “mbrapa dyerve të mbyllura e thotë atë që nuk ka guxim ta deklarojë në publik”.

“Edhe pse do të kishim pritur që zotëri Micotakis të dalë dhe t’i akuzojë qeveritë e BE-së të cilët i përfaqësojnë ambasadorët pasi që i kanë “ndërruar” pensionet me Marrëveshjen e Prespës, na informojnë se është obliguar që t’i “përmirësojë pasojat”, në lidhje me kompanitë greke që e shfrytëzojnë brendin “maqedonas” dhe do ta garantojë karakterin grek në kulturën maqedonase. Si do ta bëjë këtë saktë? Ndoshta do të formojë Komitet për Shenja Tregtare? Gjegjësisht do të publikojë diçka që do të përbëhet deri më 15 maj”, kumtuan nga SIRIZA dhe e ftuan Micotakisin, nëse ka guxim, ta thotë në Greqinë e Veriut “atë që e ka thënë mbrapa dyerve, përpara ambasadorëve të vendeve evropiane”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat