Sheqerinska për protokollin për në NATO: Nuk presim probleme me Turqinë - Bota Sot
Sheqerinska për protokollin për në NATO: Nuk presim probleme me Turqinë

Maqedonia

Sheqerinska për protokollin për në NATO: Nuk presim probleme me Turqinë

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 15:04
Radmilla Sheqerinska

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, sot tha se për më pak se katër muaj më shumë se gjysma e shteteve anëtare e kanë ratifikuar protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, duke shtuar se ky është sinjal i qartë për vendin.

Ajo tha se fokusi është kontakti me vendet që nuk e kanë filluar procesin e ratifikimit, ndërsa nuk pret të ketë probleme me Turqinë.

“Ju e dini që në Turqi tani do të ketë përsëritje të zgjedhjeve lokale në disa komuna. Na thanë që sapo parlamenti i tyre të vazhdojë të funksionojë në mënyrë të zakonshme, do të ketë më shumë afate që të mund të planifikojnë. Presim që nesër Republika Çeke të përfundojë ratifikimin, ka edhe disa paralajmërime pa ndonjë datë të caktuar”, tha Radmilla Sheqerinska.

Ministrja Sheqerinska tha se takimi mes Zoran Zaevit dhe kancelares gjermane Angela Merkel të enjten në Berlin do të jep mesazh se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur detyrat dhe BE tani duhet të veprojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...