Në Kuvend do të mbahet “Dialogu Zhan Mone 2”

Maqedonia

Në Kuvend do të mbahet “Dialogu Zhan Mone 2”

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 13:26
Kuvendi i Maqedonisë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot dhe nesër do të mbahet dialogu i dytë nga procesi “Zhan Mone”, me të cilin do të bashkëkryesojnë eurodeputeti dhe raportuesi për vendin tonë, Ivo Vajgëll si dhe eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn.

Siç kumtuan nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi do të ketë takim me eurodeputetët, para hapjes së dialogut.

Konferencë për shtyp për epilogun e dialogut të dytë në suaza të procesit nesër do të mbajnë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe tre eurodeputetët, bashkëkryesues të dialogut – Vajgëll, Kukan dhe Flekenshtajn.

Takimin e parë në kuadër të dialogut “Zhan Mone” përfaqësuesit e partive parlamentare në Kuvend e mbajtën vitin e kaluar në Ohër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat