Mickoski: Janeva më ka kërcënuar që të votoj për PSP-në - Bota Sot
Mickoski: Janeva më ka kërcënuar që të votoj për PSP-në

Maqedonia

Mickoski: Janeva më ka kërcënuar që të votoj për PSP-në

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 22:48
Hristijan Mickoski

“Unë kam dëshmi nga deputetë që praktikisht lëndë të Katica Janevës në procesin e ndryshimeve kushtetuese. Ata janë të gatshëm ta konfirmojnë këtë kudo. Unë vetë isha viktimë e shantazhit të saj, kur Katica Janeva në zyrën e saj më shantazhoi që të votoja për PSP-në për të ma shkrirë pronën. Kjo është tregti me të drejtën”.

Këtë e ka thënë kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në një intervistë për Fokus. Ai ka shtuar se dëshmi nga deputetët tjerë, të cilët Katica Janeva i ka shantazhuar që të votojnë për ndryshimet kushtetuese.

Mickoski thotë se nëse organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare, partia e tij do të fitojë me 100 mijë vota diferencë.

“Anketat tona, por edhe ato objektive, thonë se nëse për momentin organizohen zgjedhje, përparësia e OBRM-PDUKM-së do të jetë minimum 100 mijë vota në krahasim me votat e LSDM-së”, ka deklaruar Mickoski.

Ai ditë më parë tha se nuk frikësohet nga pushteti i Zaevit, duke shtuar se nëse zvarriten hetimet për rastin “Haraçi”, ai do të publikojë dëshmi të reja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...