Rutte: Holanda është më pak e shqetësuar për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Rutte: Holanda është më pak e shqetësuar për Maqedoninë e Veriut

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 10:57
Mark Rutte

“Holanda është më pak e shqetësuar për Maqedoninë e Veriut, sesa për Shqipërinë, në lidhje me fillimin e negociatave me BE-në këtë vjeshtë”.

Këtë e ka thënë kryeministri holandez Mark Rutte, i cili në Berlin ka pasur takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, por sipas protokollit të takimit, zgjerimi i BE-së nuk ka qenë në agjendë.

Në konferencën e përbashkët me Merkelin, Rute u përgjigj lidhur me këtë çështje. Ai tha se në Holandë më shumë shqetësohen rreth Shqipërisë, ndërsa më pak rreth Maqedonisë së Veriut.

“Pyetemi, sa progres është arritur në Shqipëri, dhe për shkak të kësaj jemi shumë të shqetësuar. Për këtë do të bisedojmë edhe me partnerët evropianë në javët në vazhdim sepse në të vërtetë jemi të shqetësuar për vëllimin e progresit që është arritur. Maqedonia e Veriut ka mbërritur më shumë se Shqipëria, por do të bisedojmë për këtë”, tha Rutte.

Ndërsa kancelarja gjermane Merkel lidhur me këtë temë, tha se Bundestagu javën e kaluar i dha dritë të gjelbër qeverisë për fillimin e negociatave me BE-në edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat