Formohet grup sektorial i punës për ndjekje dhe zgjidhje të problemeve të romëve në Maqedoni - Bota Sot
Formohet grup sektorial i punës për ndjekje dhe zgjidhje të problemeve të romëve në Maqedoni

Maqedonia

Formohet grup sektorial i punës për ndjekje dhe zgjidhje të problemeve të romëve në Maqedoni

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Në Qeveri sot u mbajt mbledhja e parë e grupit sektorial të punës për integrim të romëve. Qëllimi i këtij grupi është ta zbatojë qasjen sektoriale gjatë zgjidhjes së çështjeve të lidhura me romët në vend.

Në mbledhjen, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, morën pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, ministri pa resor për Çështje Rome Muzafer Bajram, përfaqësuesi i delegacionit të BE-së Nikolla Bertolini dhe përfaqësues të ministrive tjera dhe organizatave ndërkombëtare dhe qytetae në vend.

“Fushat prioritare të grupit sektorial të punës për integrim të romëve edhe më tutje do të jenë arsimi, punësimi, mbrojtja sociale, banimi dhe shëndetësia. Zgjidhja e problemit shumë vjeçar të personave pa dokumente, si dhe përfshirja e fëmijëve në procesin arsimor”, theksoi Carovska.

Grupi sektorial i punës do të bëjë monitoring dhe vlerësim për zbatimin dhe përparimin e fushave të lidhura në mënyrë të ndërsjellë në politika dhe dokumente strategjike dhe do t’i ndjek të gjitha proceset.

Ky grup i punës duhet të shërbejë si platformë e cila do të punojë në ide për përmirësimin e procesit të integrimit të romëve, në atë mënyrë duke kontribuar direkt drejt qëllimit të përgjithshëm, përkatësisht arritjen e standardeve më të larta socio-ekonomike për popullatën rome.

Grupi sektorial i punës për integrim të romëve do të koordinohet nga ministri pa resor si institucion udhëheqës në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat