Spasovski: Maqedonia e Veriut është në rrugë të qartë dhe të pastër

Maqedonia

Spasovski: Maqedonia e Veriut është në rrugë të qartë dhe të pastër

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 20:05
Oliver Spasovski

Sot, ne mund të themi me krenari: kohërat e pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë janë pas nesh. Maqedonia e Veriut është në një rrugë të qartë, të pastër, së bashku me aleancat më të forta në botë, tha kryeministri teknik Oliver Spasovski në seancën kuvendare, në të cilën u ratifikuar marrëveshje për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ai tha se posa Spanja, si vendi i fundit që ratifikoi protokollin e pranimit, vendi ynë do të depoziton marrëveshjen në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një vend depozitues që mban marrëveshjet e ratifikuara të të gjitha vendeve anëtare, së bashku me marrëveshjen themelues të vitit 1949.

Spasovski tha se historia është duke u shkruar me vendime të guximshme dhe se vendi ynë nga izolimi i plotë është rikthyer në agjendën e BE-së dhe NATO-s.

“Historia është shkruar me vendime të guximshme. Historia është shkruar me kompromise dinjitoze dhe të pranueshme për të gjitha palët. Kur të gjithë menduan se nuk kishte rrugëdalje, u ndërmorën hapa që na nxorën nga e kaluara dhe parrugëdalja dhe na kthyen perspektivat e aspiratave tona për anëtarësim në NATO dhe BE në realitetin e tyre të plotë dhe të caktuar. Nga izolimi i plotë në skenën ndërkombëtare, ne bëmë kthim historik dhe e kthyem Maqedoninë e Veriut në agjendën e BE-së dhe NATO-s dhe fituam anëtarësimin në NATO”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat