Formohet grupi i punës në MPB në lidhje me problemin e pasaportave

Maqedonia

Formohet grupi i punës në MPB në lidhje me problemin e pasaportave

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 18:27
Pasaportat

Naqe Çulev, ministri i punëve të brendshme në Maqedoninë e Veriut, do të udhëheqë më grupin punues për zgjidhjen e problemit me mungesën e pasaportave.

Qeveria ka marrë Vendim me të cilën angazhohet Ministria e punëve të brendshme (MPB) për të formuar grup punues që do të propozon zgjidhje për këtë problem.

Grupi para fillimit të punës, ka kërkuar të dhëna shtesë nga Sektori për punë administrative për t’u njohur me kërkesat e qytetarëve për pasaportë.

Përndryshe, rreth 15 mijë qytetarë janë duke pritur që t’u lëshohen pasaportat, ndërsa ka vetëm rreth 5 mijë rezervë, ndërsa më 24 mars të këtij viti pritet MPB-ja të furnizohet me pasaporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat