Spasovski: Maqedonia e Veriut fillon bisedimet me BE-në - Bota Sot
Spasovski: Maqedonia e Veriut fillon bisedimet me BE-në

Maqedonia

Spasovski: Maqedonia e Veriut fillon bisedimet me BE-në

Më: 24 mars 2020 Në ora: 15:56
Oliver Spasovski

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski sot në koherencë për shtyp deklaroi se Maqedonia e Veriut ka marrë dritë të gjelbër për fillimin e bisedimeve me BE-në.

“Sot nga Brukseli na erdh një lajm i mirë. Maqedonia e Veriut të fillojë bisedime me BE-në”, tha Spasovski.

Ai tha se arriti edhe konfirmimi i suksesit të përpjekjeve tona, i këmbënguljes, aftësisë dhe vullnetit politik të institucioneve tona. Ky sukses është fundi i pritjes sonë prej 15 vjetësh që kurë na është dhënë statusi i kandidatit.

Spasovski tha se kjo nuk do të mund të arrihej pa marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria marrin dritë të gjelbër nga Këshilli i Evropës për hapjen e negociatave

Spasovski shtoi se tani kemi betejën me coronavirusin, i cili nuk është i dukshëm, por që është shumë i pranishëm tek ne dhe për këtë kërkoi ndihmë edhe nga BE.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat