LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM frikësohen nga vullneti i qytetarëve - Bota Sot
LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM frikësohen nga vullneti i qytetarëve

Maqedonia

LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM frikësohen nga vullneti i qytetarëve

Më: 12 maj 2020 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM ed inë se qytetarët do t’i dënojnë për sjelljen e tyre të papërgjegjshme dhe destruktive gjatë krizës së rënda nga coronavirusi”.

“Ata, të vetëdijshëm nga disfata, plasojnë gënjeshtra dhe të pavërteta me qëllim që të t’i ikin zgjedhjeve”, shprehen nga LSDM.

Nga kjo parti thonë se Komisioni i Venedikut nuk ka thënë se shtetet për të organizuar zgjedhjet duhet të kalojnë 60 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, ashtu siç, thonë nga kjo parti, manipulohen Mickoski dhe OBRM-PDUKM.

“Një rekomandim i tillë vlen vetëm për Gjeorgjinë, dhe jo për shtetin tonë”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, OBRM-PDUKM me vetëdije nuk e përmend se një rregullt të tillë nuk ka në Kushtetutën e Maqedonisë dhe se zgjedhjet mund të mbahen pa pritur 60 ditë nga dalja e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Këto përpjekje dhe manipulime janë dëshmi se Mickoski dhe OBRM-PDUKM gënjejnë. LSDM ju bën apel të mbajnë përgjegjësi dhe vendosjen e interesit shtetëror dhe qytetarëve në vend të parë. Kjo nënkupton zgjedhje sa më shpejt, menjëherë pas zbutjes së pandemisë”, thonë nga LSDM.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat