Mickoski premton ligj për vetting të të gjithë politikanëve

Maqedonia

Mickoski premton ligj për vetting të të gjithë politikanëve

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 15:36
Hristijan Mickovski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski ka deklaruar në Novo Sellë, se qeveria e aktuale ka mundur të bëj më shumë për bujqit, mjekët, biznesin dhe të tjerët. Premtoi se në 100 ditët e para të qeverisjes së tij do të propozoj ligj për vetting të gjithë politikanëve dhe të familjes së tij.

“Jo vetting të prokurorëve dhe gjykatësve, administratës, por vetting për politikanët, të dëshmojnë politikanët ku e kanë fituar pronën, prej ku е kanë atë bollëk. Ja unë dhe familja im do të paraqitemi të parët.

Të filloj i pari unë. Le të jem unë dhe familja ime të parët, por pastaj drejtësia do të trokasë edhe në derën e z. Zaevit”, deklaroi Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat