Nesër vazhdojnë protestat kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Maqedonia

Nesër vazhdojnë protestat kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 11:24
Protesta

Përfaqësuesit e këshillit organizativ të protestës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike sot në takimin e mbajtur para qeverisë deklaruan se në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Dibër, Kërçovë dhe Strugë ditën e nesërme në ora 18:00 do të mbahet protesta e paraparë për ti dalë kundër vendimit të KRRE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 7.4%.

Ata ftuan qytetarër që të gjithë ti bashkangjiten kësaj proteste.

Në të gjitha qytetet protesta fillon në ora 18:00, ndërsa në Kumanovë protestohet nga ora 14:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat