Aksion pyllëzimi i N.P “Pyjet kombëtare”, janë mbjellë 1000 fidane bagremi në Debresh

Maqedonia

Aksion pyllëzimi i N.P “Pyjet kombëtare”, janë mbjellë 1000 fidane bagremi në Debresh

Më: 29 prill 2021 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Sikurse viteve të kaluara edhe sivjet ndërmarrja publike “Pyjet kombëtare”, ka bërë mbjelljen e drunjëve të rinj në territorin e Komunës së Gostivarit. Sivjet ishte zgjedhur fshati Debresh për pyllëzim ku në sipërfaqe prej një hektari janë mbjellur 1.000 fidane bagremi. Aksionit iu bashkua edhe zv.drejtor i N.P “Pyjet Kombtare”, Berat Dehari i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së pyjeve , prej të cilave sigurohen shërbime të shumta për banorët vendas. Sipas tij, mirëmbajtja dhe menaxhimi i duhur dhe efikas i pyjeve, kryesisht përmes rigjallërimit të tyre, është thelbësore në zvogëlimin e ndikimeve të mundshme negative ndaj mjedisit.

Zëvendës drejtori Dehari bëri të ditur se mbjelljet sivjet do të zgjasin deri në vjeshtë, ndërsa përveç Gostivarit, rreth 12 mijë fidane të reja do të mbjellen edhe në territorin e Komunës së Vrapçishtit.

Ai apeloi qytetarët që të bëhen krah i ndërmarrjes në ruajtjen e pyjeve, ndaj ka kërkuar çdo keqpërdorim apo prerje ilegale e pyjeve, të denononcohet në Polici.

Nga ana tjetër Millorad Andrijeski, drejtor i ndërmarrjes publike “Pyjet Nacionale” – njësia “Sharr” në Gostivar, apeloi që pas pyllëzimit, banorët e Debreshit të dijnë ta mbrojnë malin e tyre. Aktualisht në teritorrin e Gostivarit si rroje pyjesh janë të angazhuar 8 persona, numër ky që në një të ardhme të afërt pritet të jetë 20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat