Kështu shpërndahet përkrahja e partive politike shqiptare nëpër rajone

Maqedonia

Kështu shpërndahet përkrahja e partive politike shqiptare nëpër rajone

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 11:39
Ilustrim

Sipas një ankete të realizuar nga agjencia “Market Vision” për portalin “MKD” shpërndarja e përkrahjes së partive nëpër regjione është e ndryshme.

Prej votave që ka BDI, më së shumti përkrahje i vjen nga rajoni i Pollogut 44,4 %, nga Shkupi 22,2%, 16,7 % nga rajonin jug-perëndimorë, 1,9% nga rajonin e Pellagonis dhe 14,8 % nga rajonin veri-lindorë.

Prej votave që ka Aleanca për Shqiptarët, më së shumti përkrahje i vjen nga rajoni i Pollogut 51,9 %, nga Shkupi 22,2%, nga rajonin jug-perëndimorë 14,8 % dhe 4,8 % nga rajoni veri-lindorë.

Prej votave që ka Lëvizja Besa, më së shumti përkrahje i vjen nga rajoni i Pollogut 26.7 %, nga Shkupi 33,3%, nga rajonin jug-perëndimorë 20 % dhe 20% nga rajoni veri-lindorë.
PDSH tërë përkrahjen e ka vetëm në rajonin e Pollogut-100%, kurse Alternativa vetëm në rajonin e Shkupit 100 %.

Këto të dhëna tregojn se për Aleancën për Shqiptarët (51,9%) dhe PDSH-në (100%), rajoni i Pollogut janë shumë të rëndësishëm sepse nga këtu dy parti e fitojnë shumicën e përkrahjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat