Konfiskohen armë dhe municion

Maqedonia

Konfiskohen armë dhe municion

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Konfiskohen armë dhe municion në Shkup.

MPB Maqedoni informon se gjatë një aksioni në Shkup, kanë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municione.

“Zyrtarë policor nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për tregti të jashtëligjshme me drogë, armë dhe materie të rrezikshme në koordinim dhe bashkëveprim me Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe SPB-Shkup, sot gjatë një kontrolli të kryer në hapësirat ndihmëse në një ndërtesë në Shkup, kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një pushkë automatike “kallashnikov”, dy karikatorë dhe 22 plumba”, thonë nga MPB.

Ata njoftojnë se gjësendet e gjetura janë dërguar për ekspertizë kurse po ndërmerren masa për zbardhje të rastit që paraqet vepër penale që dënohet sipas Nenit 396 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat