Kasami shënon 28 Nëntorin në Tetovë, merr dhuratë simbolike nga nxënësit

Tetova

Kasami shënon 28 Nëntorin në Tetovë, merr dhuratë simbolike nga nxënësit

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 19:46
Bilall Kasami

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka shënuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, së bashku me nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike në Tetovë.

Përmes një postimi në Facebook, Kasami ka shprehur mirënjohje për shkollën, duke vlerësuar programin kulturor dhe artistik të përgatitur nga nxënësit.

Ai ka veçuar edhe një moment emocionues, kur nxënësit i dhuruan një pikturë të realizuar me përkushtim.

“Një moment veçanërisht emocionues ishte dhurata simbolike nga nxënësit e kësaj shkolle, një pikturë e realizuar me shumë dashuri dhe përkushtim. Një gjest i bukur që më emocionoi dhe që do të mbetet një kujtim i veçantë!”, ka shkruar Kasami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat