Ahmeti shënon 28 Nëntorin në Bernë të Zvicrës

Maqedonia

Ahmeti shënon 28 Nëntorin në Bernë të Zvicrës

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 19:57
Ali Ahmeti në ceremoninë e shënimit të 28 Nëntorit në Bernë të Zvicrës.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në shënimin e 28 Nëntorit në Bernë të Zvicrës, me ftesë të ambasadorit të Shqipërisë në këtë shtet.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti bëri të ditur se ishte pjesë e ceremonisë kushtuar Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar.

“Gëzuar 28 Nëntorin, të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen!”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka uruar të gjithë shqiptarët për festën kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat