OEMVP mbështet promovimin e prodhimit vendor dhe zhvillimin e bizneseve

Maqedonia

OEMVP mbështet promovimin e prodhimit vendor dhe zhvillimin e bizneseve

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 16:19
Sami Morina

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) kanë marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të “Javës së Biznesit Kosovar 2026”, të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB).

Ngjarja u hap nën moton “Unë konsumoj produkte vendore, po ju?”, me fokus në promovimin e prodhimit vendor, fuqizimin e bizneseve kosovare, rritjen e eksporteve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i OEMVP-së, Sami Morina, dhe kryetari i Kuvendit të kësaj Ode, Salim Hasani, të cilët përfaqësuan institucionin dhe kontribuuan në forcimin e komunikimit ndërmjet komuniteteve të biznesit në rajon.

Gjatë fjalës së tij, Morina përgëzoi organizatorët për realizimin e kësaj ngjarjeje, duke u uruar suksese në vazhdim të aktiviteteve. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për ftesën dhe organizimin, ndërsa vlerësoi rëndësinë e iniciativave që promovojnë prodhimin vendor dhe mbështesin zhvillimin e bizneseve.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të OEMVP-së në këtë aktivitet dëshmon angazhimin e Odës për forcimin e bashkëpunimit me organizatat e biznesit në rajon, zhvillimin e lidhjeve ekonomike dhe mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në fuqizimin e sektorit privat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat