Përçahet ASH në Bërvenicë?

Maqedonia

Përçahet ASH në Bërvenicë?

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Sipas informatave jozyrtare, TetovaSot mëson se kandidati për kryetar të komunës së Bërvenicës nga rradhët e VMRO-së ka qëndruar mbrëmë në orët e vona të natës në shtabin e ASH-së në komunën e Bërvenicës.
Por, kandidati i ASH-së për kryetar z.Argjent Gura ka vizituar dhe ka uruar më 17 Tetor kandidatin shqiptar fitues që hyn në rrethin e dytë z.Enver Pajaziti.

Sipas informatave jozyrtare vizita e Argjent Gurës në shtabin e kandidatit të pavarur shqiptar ka irituar persona të strukturës së partisë ASH, sepse siç duket ata kanë pasur njohuri për dirigjimet ‘nga lartë’ për të votuar kandidatin maqedonas në Bërvenicë.

Përskaj kësaj siç duket të gjitha partitë tjera politike shqiptare dhe strukturat e tyre do të mbështesin në raundin e dytë kandidatin shqiptar për komunën e Bërvenicës z. Enver Pajaziti, por edhe votuesit e ASH-së nuk u binden dirigjimeve partiake, sepse dëshirojnë të kenë kryetar shqiptar në këtë komunë.


Ndryshe, në komunën e bërvrnicës në raundin e dytë të votimeve shkojnë kandidati i pavarur z.Enver Pajaziti dhe kandidati maqedonas i VMRO-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat