Mickoski: Zaevin do ta ndihmojë populli të marrë vendimin e duhur

Maqedonia

Mickoski: Zaevin do ta ndihmojë populli të marrë vendimin e duhur

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 15:14
Hristijan Mickoski

Në OBRM-PDUKM nuk ka ndarje, është parti kompakte. Nesër kemi komitetin qendror ekzekutiv të partisë në Ohër dhe aty do të flasim për aksionin e mundshëm politik në raundin e dytë për komunat ku nuk kemi kandidatë, tha për media lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Lidhur me deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev se nëse nuk e fitojnë postin e kryetarit mund të largohet nga pozita në qeveri, Mickoski thotë se “flokët ujku i ndërron, por karakterin jo”.

“Jemi mësuar me qëndrimet e ndryshueshme të kryeministrit.

Nuk do të isha i befasuar nëse ai do të ndryshonte deklaratën e tij pas 31 tetorit. Ajo ditë do t’i ndodhë, njerëzit do ta ndihmojnë të marrë vendimin e duhur, të cilin e kanë thënë një herë”, thotë Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat