Kovaçevski – Draghi: Zgjerimi i BE-së është çelësi i prosperitetit të rajonit dhe Evropës

Maqedonia

Kovaçevski – Draghi: Zgjerimi i BE-së është çelësi i prosperitetit të rajonit dhe Evropës

Më: 24 maj 2022 Në ora: 14:02
Foto nga takimi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Romë, sot u takua me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Dragi, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

“Në takimin me homologun e tij italian Mario Draghi, kryeministri Kovaçevski theksoi rolin e Italisë si promotore e zëshme e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, gjë e cila u konfirmua me Rezolutën e Parlamentit italian të vitit të kaluar, e cila theksoi perspektivën evropiane të rajonit dhe bëri thirrje për mbajtjen urgjente të konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, njoftojnë nga Qeveria.

Kryeministrat Kovaçevski dhe Dragi, thonë nga atje, u pajtuan se zgjerimi i BE-së duhet parë nga perspektiva gjeopolitike, si çështje e sigurisë thelbësore për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë dhe Evropës.

“U theksua se BE-ja duhet të njohë momentin dhe të marrë parasysh faktin se Maqedonia e Veriut dënoi luftën në Ukrainë dhe u rreshtua plotësisht me politikën e jashtme të BE-së, si partnerë të vërtetë dhe të besueshëm, që ndajnë të njëjtat vlera të një të lire dhe bota demokratike”, thonë nga atje.

Dy kryeministrat theksuan se shohin potencial për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat