Aksidenti në Veles, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë

Maqedonia

Aksidenti në Veles, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë

Më: 5 janar 2023 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Të 12 udhëtarët të cilët u lënduan, pasi një tren goditi një furgon në vendkalimin rrugor afër Velesit, janë dërguar në spitalin e Velesit dhe janë jashtë rrezikut për jetë, njoftoi sot pasdite Elena Levkova Qyulumova, zëdhënëse e ISHP në Spitalin e Përgjithshëm Veles.

Ajo për AIM-në, njoftoi se në mesin e të lënduarve janë dy fëmijë të moshës tre dhe pesë vjeç dhe një vajzë 19-vjeçare.

Të lënduarit e tjerë janë të moshës nga 30 deri në 60 vjeç.

“Atyre u janë bërë rëntgen dhe analiza laboratorike dhe dy prej tyre pas marrjes së ndihmës mjekësore janë lëshuar për trajtim shtëpiak”, tha Qulumova, duke shtuar se pjesa tjetër e të lënduarve janë mbajtur për trajtim në spitalin e Velesit.

Aksidenti ka ndodhur rreth mesditës në hekurudhë në afërsi të ish-fabrikës së Velesit “Porcelanka”. Në furgon kishte udhëtarë nga fshati Çashkë dhe Melnicë, të cilët po ktheheshin nga Velesi. Ishte në pronësi të një kompanie taksi nga Çashka, e menaxhuar nga 52-vjeçari D.J. nga Çashka.

Kryetari i Komunës së Çashkës, Goran Stojanovski tha se të gjithë udhëtarët kanë marrë lëndime të lehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat